Sekretari organizativ i VV-së dhe kandidati për asamble me numër 2, Durim Elshani, ka deklasuar përfaqësuesin e PDK-së, Berkan Hamzën në emisionin e drejtpërdrejt në Radio Aktiv.
Radio Aktiv mbajti një emision të drejtpërdrejt me përfaqësues të partive që po garojnë në zgjedhjet lokale.
Teksa Berkan Hamza në emër të PDK-së prezantoi programin, duke thënë se partia në fjalë investoi për të rinjt dukei avancuar ata e duke u dhënë hapësirë në listën për asamble, ishte Durim Elshani ai që e la të shtangur përfaqësuesin e PDK-së.
“I vetmi sektor në të cilin ka investuar PDK për rininë në Rahovec, kanë qenë bastoret”, u shpreh Elshani.
Kritika e ashpër e Elshanit shkaktoi polemika në studio mes përfaqësuesve. /Rahoveci24/