Futbollisti ofensiv i KF Rahovecit, Durim Gashi, ka kërkuar falje të gjithë tifozëve dhe qytetarëve pas humbjes turpëruese nga Kosova e Prishtinës në udhëtim me rezultat 4-0.
Gashi i cili ishte startues në këtë duel nuk arriti që me bashklojtarët të sigurojnë edhe një pikë, me çka u vështirësua edhe lufta për mbijetesë.
Por, në një koment në faqen e Rahoveci24 në Facebook ishte futbollisti i njohur ai që ka kërkuar falje për këtë disfatë të tmerrshme duke thënë se lojtarët nuk do të dorëzohen drejt objektivave.
“Në emër të gjithë bashklojtarëve ju kërkojmë falje për këtë humbje dhe ne nuk do të dorëzohemi, do të luftojmë dhe do të arrijmë objektivat deri në fund të sezonit”, u shpreh Durim Gashi.
KF Rahoveci ditë më parë emëroi Fadil Vuçitërnën në postin e trajnerit të klubit dhe ai pritet të prezantohet sot në ora 14:00 kur edhe do ta zhvillojë stërvitjen e parë me ekipin. /Rahoveci24/