Durim Gashi i kënaqur me fitoren: Me rëndësi fitorja, jo goli im

Mesfushori i KF Rahovecit, Durim Gashi, është shprehur mjaft i ngazëllyer që i është kthyer golit dhe ka qenë pivotal në fitoren e klubit të futbollit ndaj Deçanit.

KF Rahoveci arriti fitoren më të madhe këtë edicion ndaj Deçanit e cila ndihmon shumë në luftën për mbijetesë, kurse golin hapës të sfidës e shënoi Durim Gashi.

Ai shkurt për Rahoveci24 shprehet se ekipi ka bërë punë të mirë dhe ajo u reflektua duke fituar.

“Ishte vërtet ndeshje e mirë nga ana e ekipit. Jam i kënaqur që kam shënuar gol, por në fund do të pranoja edhe të mos shënoj vetëm që ekipi të fitonte”.

“Të gjithë jemi të përkushtuar drejt mbijetesës. Duam të arrijmë synimin tonë dhe jemi shumë afër realizimit. Na nevojiten tifozët në stadium, sidomos ndaj Ballkanit në ndeshjen e radhës në shtëpi, pasi klubi nga Suhareka është po ashtu në luftë për mbijetesë. Ne duhet të shfrytëzojmë momentin pozitiv dhe ta vazhdojme me ecurinë bashk me trajnerin, i cili po bën punë të mrekullueshme”, deklaroi Gashi.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.