Durim Gashi beson në fitore ndaj Fushë Kosovës

Mesfushori ofanziv i KF Rahovecit, Durim Gashi, ka premtuar angazhim maksimal ndaj Fushë Kosovës, ku ai beson se skuadra mund të korrë fitore pavarësisht se ndeshja është në udhëtim.

Rahoveci përballet nga ora 15:00 ndaj Fushë Kosovës në udhëtim, ku skuadra shkon në këtë sfidë pas fitores së madhe ndaj Dukagjinit në shtëpi.

Gashi për Rahoveci24 ka thënë se ai beson shumë në një rezultat pozitiv.

“Nesër do të jetë një duel shumë i rëndësishëm. Në secilën ndeshje në hymë për fitore dhe nëse mposhtim Fushë Kosovën do ta sigurojmë 90% mbijetesën. Sa i përket golave, unë kam shënuar 1 gol në 4 ndeshje dhe besoj se do të arrij të shënoj një numër më të madh të golave”.

“Ne nuk kemi pritur këto rezultate me trajnerin e ri për shkak se kemi qenë në fund të tabelës, por tash po shkojmë lart e më lart. Fadili nuk do ta bëj humbjen e parë as ndaj Fushë Kosovës, ne jemi shumë të bindur për rezultat pozitiv në këtë duel”.

“Jemi përgatitur shumë për këtë duel dhe besoj se mund të arrijmë fitore, jemi skuadër shumë e mirë dhe më të bashkuar se kurrë”, deklaroi Gashi. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.