Dula: Të kujdesshëm ndaj Istogut, herët të flasim për Superligë

Drejtori sportiv i KF Rahovecit, Burim Dula, është shprehur i qetë dhe mjaft i kujdesshëm para duelit shumë të vështirë në udhëtim ndaj Istogut.

Rahoveci udhëton të shtunën në Istog për t’u përballur me Istogun në një nga ndeshjet kryesore të kësaj jave në Ligën e Parë.

Të dyja skuadrat vijnë nga fitoret në ndeshjet e para dhe te KF Rahoveci ekziton optimizëm, por me vëmendje të lartë sipas drejtorit Burim Dula, pasi që dihen cilësitë e Istogut.

“Të gjitha skuadrat në grupin tonë kanë cilësi dhe specifika të veçanta, andaj besoj se jemi të përgatitur me kujdes të veçantë për ndeshjen e radhës ndaj Istogurt e cila është një skuadër me mjaft traditë në futbollin e Kosovës”, theksoi Dula.

Ai hedhi poshtë zërat e Superligës, duke thënë se është herët të flitet për një gjë të tillë.

“Është shumë herët të flasim për inkuadrim në Superligë, në këtë temë personalisht kam qenë i rezervuar, por s’dua ta mohoj se kemi një nga ekipet më cilësore në ligë”.

“Gjithashtu, gjatë ndërtimit të skuadrës unë si drejtor sportiv në bashkëpunim me trajnerim kemi bërë përzgjedhjen që të krijojmë një grup oknkurrues për pjesën e sipërme të tabelës dhe shpresojmë që do të jetë kështu që t’i gëzojmë futbolldashësit në Rahovec”, përfundoi ai prononcimin për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.