Dula i kënaqur me sezonin: Ndaj Suharekës fitore dhe asgjë tjetër – publiku të mos bie në provokime

Drejtori sportiv i KF Rahovecit, Burim Dula, është shprehur i kënaqur me fillimin e sezonit.

Ai i është adresuar fillimit të sezonit dhe ndeshjes së ardhshme ndaj Suharekës që e zhvillojmë si vendas teksa pati një porosi që të mos bie pre publiku nga provokimet.

“Sic është në dijeni i gjithë opinioni sportiv ky grup quhet ndryshe si ‘mini-superliga’ andaj edhe të parashikosh pikët në një grup të tillë është e vështirë andaj ndeshjet i marrim vetëm një pas tjetrës”.

“E vërtetë që Suhareka ka investuar shumë dhe është vetëm një pikë prapa nesh, por ne futemi për fitore dhe asgjë tjetër, megjithatë futbolli i ka trija rezultatet”.

“Duam të na pëkrahni të mërkurën masivisht, por ju lutemi që përkrahja të jetë korrekte duke respektuar çdo rival në fushë sepse kështu na ndihmoni t’i gëzohemi sukseseve tona, ne jemi vend me traditë të lashtë njerëzore andaj në asnjë moment nuk na ka hije të mposhtemi nga euforia që kemi gjatë lojës dhe prandaj futbolli është thjeshtë një lojë e bukur dhe e dashur”, u shpreh Dula për Rahoveci24.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.