Kandidati për Asamble dhe një nga njerëzit më të afërt të Smajl Latifit, Drilon Mustafa, ka aluduar se ka një marrëveshje mes ish-kryeministrit Avdullah Hotit dhe Smajl Latifit, që përbën një tejkalim të Hotit ndaj Burim Krasniqit, i cili është kryetar dege i LDK-së.
Kështu së paku ka aluduar Drilon Mustafa, i cili e ka pyetur Burim Krasniqin nëse është konsultuar me Avdullah Hotin.
Këto aludime janë të fuqishme, pasi hedh dritë-hije mbi rolin e vërtetë dhe raportet mes Burim Krasniqit dhe Avdullah Hotit. Pos tjerash, ai shtoi se Burim Krasniqi i ka ra “pishman” që nuk e bëri veten bartës liste.
Ky koment i Drilon Mustafës u bë në lajmin në Rahoveci24 ku u konfirmua se Burim Krasniqi u ka bërë thirrje votuesve të tij ta votojnë Ali Dulën në balotazh.
Më poshtë komenti i Drilon Mustafës:



