Drejtoria e Inspektoratit me në krye drejtoreshën Nora Boshnjaku ka shqiptuar sot gjobë prej 2 mijë eurove për hedhjen e mbeturinave në vend joadekuat.
Postimi i plotë i drejtoreshës:
Të gjithë ata që hedhin mbeturina në vende që nuk janë të përcaktuara nga autoritetet kompetente do të gjobiten!
Sot, inspektorët komunal kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej 2000 euro, për ndotjen e mjedisit.
Ftojmë qytetarët për respektim të Ligjit sepse nuk do të ketë falje për askënd. Beteja për të mbrojtur mjedisin është e pakompromis ndaj të gjithë ndotësve, personave të papërgjegjshëm që kanë shndërruar hapësirat publike në deponi ilegale të mbeturinave!
Me këtë synojmë të mbrojmë ambientin dhe natyrën e bukur të Komunës së Rahovecit!
