Drejtori sportiv i klubit rumun: Kërkuam siguri shtesë, presim atmosferë të tensionuar

Drejtori sportiv i CS Minaur Baia Mare, Liviu Bala, ka shprehur indinjatën e tij me faktin se klubi jonë nuk ka pranuar që dy ndeshjet të luhen në Rumani.

Për faqen zyrtare të klubit, drejtori sportiv, ka thënë se salla i zë 4 mijë shikues dhe pret që të jetë atmosferë e zjarrtë në këtë takim.

osa1

Ai tha se ka kërkuar masa shtesë nga EHF për sigurinë e ekipit, pas ngjarjeve të futbollit në Bukuresht.

“Të shtunën në mëngjes bisedova me zyrtare të EHF-së, me presidentin e federatës evropiane gjegjësisht. I sqarova atyre situatën që u krijua nga pikëpamja e motivacionit të mediave kosovare, sa i përket ngjarjeve në Bukuresht”.

“Ne kemi kërkuar masa speciale mbrojtëse për këtë ndeshje, që të ketë një plan konkret sigurie, në rast se ndodh diçka prej anës së shikuesve të tyre. Ne u kemi ofruar atyre të luajnë të dyja ndeshjet në Baia Mare dhe ata refuzuan, ata e kanë sallën për katër mijë persona, dhe ata janë të kënaqur që do ta mbushin sallën. Ne presim atmosferë të tensionuar”, u shpreh drejtori sportiv i klubit rumun.

Gjyqtarët e takimit do të jenë Matija Brodic dhe Matija Hodzic nga Kroacia, kurse delegat do të jetë Stepan Partemian nga Greqia.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.