Drejtori për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi, ka konfirmuar se rrugët e fshatrave janë të kalueshme, por ka vendbanime ku ende duhet të intervenohet.
Ai konfirmoi lirimin e disa vendbanimeve të prekura nga bora e madhe, por duhet të punohet që të lirohen të gjitha rrugët.
Drejtori dhe Eko Regjioni kanë pasur një performancë për t’u lakmuar duke qenë në prani të qytetarëve gjatë kohës sa ka qenë i bllokuar qyteti dhe një pjesë e madhe e fshatrave.