Drejtori për Buxhet dhe Financa, takoi nxënësit e ShMP “Selajdin Mullaabazi-Mici” (Foto)

Nxënësit e drejtimit të ekonomisë të shkollës së mesme profesionale “Selajdin Mullaabazi-Mici”, në Rahovec, u pritën në takim nga Lulzim Sylejmani, drejtor për Buxhet dhe Financa në Komunën e Rahovecit.

Vizitën e nxënëseve në zyrën e drejtorisë për Buxhet dhe Financa është organizua nga Qendra Rinore ”ShL-Kosova”,në Rahovec e cila edhe në të kaluarën ka organizuar vizita nëpër drejtori të tjera të Komunës.

Ne këtë takim drejtori Sylejmani, i njoftoj nxënësit për punën e cila bëhet në tri departamentet që ka kjo drejtori, në departamentin e tatimit në pronë , departamentin e pagesave dhe në departamentin e buxhetit. Po ashtu drejtori së bashku me nxënësit vizituan zyrat e të tri departamenteve për tu parë më për së afërmi me punën e cila bëhet në këto tri departamente.

Nxënësit të cilët ishin në këtë vizitë, u ndanë të kënaqur me njoftimin e bërë si nga drejtori Sylejmani po ashtu edhe nga zyrtarët të tjerë, të cilët punojnë në drejtorinë për Buxhet dhe Financa. /Rahoveci24/
luli 2

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.