AAK – dega në Rahovec po vazhdon të promovojë figura të zhytura në korrupsion e skandale.
I tillë është rasti i Avni Morinës, i cili vazhdon të ketë raste të hapura nga dhjetëra mësimdhënës të komunës së Rahovecit e profesionsitë të diskriminuar prej tij.
I njohur si çelësi magjik i punësimeve partiake të AAK-së, Avni Morina tash po vazhdon të promovohet, ani pse kjo parti në gjirin e vet ka të rinj mjaft të kualifikuar për pozita të ndryshme.
Avni Morina kështu pos drejtorisë së arsimit do të jetë edhe një nga udhëheqësit e AAK-së në Rahovec.