Drejtori i Trepçës, Izet Tahiri, ishte i ftuar në Asist ku foli edhe për situatën e Musab Malës të shumëkërkuar nga Trepça.
Pas shkëlqimit sezonin e kaluar Mala tërhoqi interesim të shumë skuadrave ku spikati interesimi i Trepçës.
Megjitahtë, ASISTI raportoi se Mala megjithatë është në bisedime të avancuara me KB Rahovecin.
I ftuar pikërisht nga ASISTI, drejtori sportiv i Trepçës, Izet Tahiri, deklaroi se klubi mitrovicas i ofroi lojtarit të gjitha kushtet që ai kërkoi por që ka kohë që ai nuk është lajmëruar dhe se topi është te ai.
Sipas kësaj deklarate të drejtorit të Trepçës, Musab Mala me zvarritjen që ja ka bërë Trepçës tash e tri javë, e bën lojtarin pikërisht lojtar të Rahovecit, i cili si duket ka vendosur që talentin e tij ta sjell në “Mizahir Isma”.
KB Rahoveci ndërkaq besohet se ka rinovuar edhe me Fotis Takianos, por që as trajneri e as lojtari i ri nuk janë konfirmuar nga klubi që ka vendosur të heshtë edhe pse skuadrat tjera janë me aktivitet super të lartë në tregun e transferimeve.
Për më shumë dëgjoni deklarimin e drejtorit të Trepçës nga minuta 02:10 rreth Musab Malës: