Drejtori i Arsimit hesht për dallaveret me konkurse, poston muzikë në Facebook

Drejtori i Arsimit, Avni Morina, duket se po zgjedh një taktikë të vjetër e të njohur nga pushteti aktual – injorimin dhe heshtjen.

Rahoveci24 publikoi ditë më parë rrëfimin e Adelina Kollarit e cila përkundër se ishte e vetmja me kualifikim Master, nuk u punësua si mësuese e Biologjisë.

Skandali për të cilin ka pasur reagime të shumta të qytetarëve dhe akuzat e drejtpërdrejta ndaj pushtetit aktual me në krye drejtorin e Arsimit, Avni Morina, duket se nuk i ka bërë përshtypje këtij të fundit.

As komuna e Rahovecit, as zyra e kryetarit Smajl Latifit por as edhe Avni Morina nuk kanë dalë me sqarim publik për këtë çështje duke mos qenë transparent kështu me qytetarët.

Madje, Avni Morina është sillur kinse nuk ka ndodhur asgjë, duke postuar linqe muzikore në Facebookun e tij personal.

Teksa frustrimi i qytetarëve po vazhdon për dallaveret me konkurse që po ndodhin, llogaridhënia dhe transparenca mbeten ëndrra për qytetarët e komunës së Rahovecit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.