Drejtori Behra: Bredhi i vendosur sot, sipas planit – reagimet e ngutshme

Drejtori për Shërbime Publike, Muhamet Behra, për herë të parë është shprehur rreth debatit banal për dekorimin e qytetit.

Profiterë dhe matrapazë që thirren si shoqëri civile, por janë të involvuar në politikë, janë munduar që të pasqyrojnë keq Rahovecin me një bredh dekorues të përkohshëm, ndonëse punimet për dekorim ende nuk kanë përfunduar.

Këtë për Rahoveci24 e ka konfirmuar Muhamet Behra, i cili thotë se bredhi i vendosur sot ishte sipas planit dhe se polemikat ishin të panevojshme sepse komuna kërkoi një bredh të tipit të vendosur sot dhe se bredhi që bëri bujë i vendosur nga operatori nuk kishte aprovim nga komuna.

“Dekorimi eshte duke u realizuar sipas planit dinamik te parapare me kontrate, reagimi ka qene i ngutshem sepse ka qene ne proces te punes dhe nuk eshte bërë pranimi teknik, sa i perket panairit, komuna ka marr persiper sigurimin e lokacionit dhe ndriqimin e vendit, si dhe ka paisur me leje nje oragnizate qe ben oraganizimin e ketij panairi”, tha Behra për Rahoveci24.

Pra dekorimi zyrtarist lansohet i kompletuar më 23 dhjetor, atë ditë kur mbahet edhe panairi i verërave, Vena e Venit.

/Rahoveci24/

image

image

image

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.