Double transferim te KB Rahoveci, vijnë qendra Mawien dhe shuteri Jones

Pas largimit të katër basketbollistëve të huaj, skuadra e Rahovecit tash duket se ka reaguar në merkato për përforcimin e ekipit. AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht se ‘vreshtarët’ janë përforcuar me dy lojtarë të rinjë të pozitave 4/5. I pari është qendra, Makol Mawien i cili në të kaluarën ishte zyrtarizuar si transfer i Yllit, por që në momentet e fundit nuk kishte pranuar të vinte dhe rrjedhimisht transferi kishte dështuar. Basketbollisti në fjalë është i gjatë 206 centimetra dhe luan në pozitën tipike 5.

Në edicionin aktual që po zhvillohet, Mawien ka luajtur fillimisht te skuadra nga elita e Arabisë Saudite ”Al Nasr” ku ishte individi më i dalluar me double-double mesatare, 21.1 pikë e 13.4 kërcime për ndeshje, gjersa nga janari 2022 ishte paraqitur në Ukrainë me ekipin elitar ”Zaporizhye” në 5 ndeshje me mesatare prej 5.5 pikëve e 6 kërcime për ndeshje, por që pas nisjes së luftës atje, kampionati u ndërpre dhe Mawien u detyrua të largohet.

640x74

Përpos Arabisë Saudite dhe Ukrainës, lojtari ka përvojë edhe në SHBA, Bullgari dhe Finlandë Ndërsa transferi i dytë i ‘vreshtarëve’ është Reggie Jones i cili aktivizohet në pozitat 3/4 dhe është i gjatë 201 centimetra. Rahoveci për të do jetë përvoja e dytë në Evropë, pas 4 ndeshjeve të zhvilluara në Gjeorgji me Kavkasian ku kishte luajtur me mesatare prej 7.8 pikëve e 3.3 kërcime për ndeshje. Në SHBA, Jones kishte luajtur për kolegjin nga NCAA1 ”Ball State University”.

Marrëveshjet e arritura të Rahovecit me lojtarët në fjalë, pritet që të bëhen publike shpejtë edhe nga vetë klubi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.