Dokument: Mbi 40 mijë euro “cash”, kjo është pasuria e Smajl Latifit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, si zakonisht ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

Në formularin e dorëzuar më 23 mars të këtij viti, Smajl Latifi ka deklaruar se ka mbi 40 mijë euro të gatshme në bankë.

Ai ka deklaruar dy toka të punueshme, një truall, dy shtëpi banimi dhe një tjetër truall, të gjitha që i ka cilësuar si Trashëgimi.

Të hyrat vjetore Latifi i ka deklaruar 14 mijë e 600 euro nga paga e tij si kryetar i komunës së Rahovecit dhe pension invalidor 2700 euro në vit.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.