Doktoranti nga Rahoveci akuzon Arbërie Nagavcin për procesin e përzgjedhjes së bursistëve që fituan nga 6500 euro

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka publikuar emrat e 16 studentëve përfitues të bursës prej 6,500 eurove, për studentët të cilët vijojnë studimet në 50 universitetet më të mira në botë, por në këtë listë nuk përfshihet kandidati për PhD nga Rahoveci i cili studion Historinë Osmane në Universitetin e Stambollit, Vali Kabashi.

Nagavci ka bërë të ditur se në këtë thirrje të MASHTI, kanë aplikuar 531 persona dhe një komision i ka vlerësuar 16 prej tyre si përfitues.

640x74

“Në thirrjen që e kemi hapur për të mbështetur studentët, kanë aplikuar gjithsej 531 vajza e djem nga e gjithë Kosova, të cilët me sukses vijojnë studimet në universitete të ndryshme të botës. Secila dhe secili prej tyre, meritojnë mbështetjen tonë. Duke qenë se kjo është hera e parë që kemi hapur një thirrje të tillë, arritëm të mbështesim vetëm këta 16 kandidatë”, ka shkruar ajo.

Nagavci tha se gjysma e tyre hyjnë në mesin e top dhjetëshes së “Times Higher Education” në nivelin Baçelor, Master dhe PhD.

“Angazhimi jonë për sa më shumë mundësi për të gjithë, do të jetë i vazhdueshëm. Jam e bindur se bashkëpunimet tona do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, ka shkruar ajo.

Por, kundër këtij vendimi ka reaguar Vali Kabashi, reagimin e të cilit e sjellim më poshtë – ai ka kërkuar përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtij procesi.

Lista e studentëve përfitues:

  1. Anisë Murseli- Universiteti Yale- Matematikë dhe Etikë/Politikë dhe Ekonomi- BA
  2. Arian Musliu- Universiteti Ludwig Maximilian- Shkencat e të Mësuarit- PhD
  3. Besfort Shala- Universiteti i Oxfordit – Matematikë- MA
  4. Blerim Jashari- Universiteti i Harvardit- Dizajn i të mësuarit, Inovacion dhe Teknologji- MA
  5. Diellza Ahmeti- Universiteti Teknik Munich (TUM)- Matematikë Financiare dhe Shkenca Aktuariale- MA
  6. Drin Krasniqi- Universiteti i Harvardit- Ekonomi dhe Shkenca Kompjuterike- BA
  7. Era Syla- Universiteti i Massachusetts Institute of Technology (MIT)- Matematikë- BA
  8. Erblin Ribari- Universiteti i Harvardit- Administratë Publike- MA
  9. Ferkije Pervetica- Universiteti Ludwig Maximilian- Shkencat e të Mësuarit- MA
  10. Gjiltinë Isufi- Universiteti KU Leuven- Arkitekturë- MA
  11. Iliriana Blakaj- Universiteti i Oxfordit- Filozofi në Antropologji- PhD
  12. Jon Syla- Universiteti i Harvardit- Fizikë dhe Neuroshkencë- BA
  13. Melisa Ramadani- Universiteti i Londrës/ Universiteti i Londrës Shkolla Ekonomike- Shkenca e të Dhënave dhe Analizat e Biznesit- BA
  14. Ron Zulfiu- London School of Economics (LSE)- Kontabilitet dhe Financa- MA
  15. Shend Zhjeqi- Universiteti i Kalifornisë UCLA- Matematikë- BA
  16. Vjosa Blakaj- Universiteti Teknik Munich (TUM)- Matematikë- PhD

Reagimi i Vali Kabashit:

https://www.facebook.com/shasivar.0/posts/10226134334605666

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.