Ai që tashmë po sillet si kryetar i komunës së Rahovecit dhe që po konsiderohet si i tillë nga qytetarët, kandidati i VV-së, Visar Korenica, ka paralajmëruar epokën e artë të sportit të Rahovecit, duke thënë se ai do të luftojë me mish e shpirt për përfundimin e palestrës, teksa si synim e ka playoffin dhe titullin e kampionit të Kosovës me KB Rahovecin.
Visari mbrëmë vizitoi stërvitjen e klubit të basketbollit, një ditë pasi ishte i pranishëm në Prizren në ndeshjen miqësore ndaj KB Kalajës.
Prej sallës së edukatës fizike të shkollës “Selajdin Mullabazi – Mici” ai siguroi basketbollistët dhe tifozët se do të luftojë me të gjitha mekanizmat për palestrën, kurse përkrahjen do ta rrisë për klubin në mënyrë që qyteti të shpallet kampion i Kosovës.
Ai bëri bujë mbrëmjen e kaluar kur edhe qëlloi koshin, duke dalë pak nga rutina e fushatës e bezdisshme me ç’rast ka treguar se ka kreativitet të jashtëzakonshëm të cilin pritet ta shprehë në mandatin e ardhshëm qeverisës.