Kandidati për kryetar nga VV, Visar Korenica, ka paralajmëruar themelimin e teatrit të qytetit me emrin e dëshmorit, “Abdullah Bugari”.
Ai zotimin e bëri në fjalimin e fuqishëm që mbajti në tubimin e madh të VV në shtëpinë e Kulturës.
“E për kulturën çka është bërë? Gjithmonë i dëgjoj teksa thonë se Rahoveci është edhe djep i Kulturës.
Nuk mund të jetë Rahoveci djep i kulturës pa e themeluar Teatrin e Qytetit, “Avdullah Bugari”, e këtë njeri të madh, këtë emër të madh të Rahovecit do ta nderojmë me një teatër funksional ku kultura do të jetë një nga fjalët kryesore në Rahovecin tonë”, tha Visari në fjalim.
Kjo është risia më e madhe kulturore për Rahovecin në dekadën e fundit.