Djemtë po stërviten pa u ndalur, gati për historinë (Foto)

Në fundjavë zhvillohet dueli historik për basketbollin rahovecian, ku do të zhvillohet edhe ndeshja e fundit e sezonit të rregullt në Ligën e Parë, ku kërkohet fitorja për të kompletuar perfeksionin prej krejt fitoreve dhe asnjë humbje.

KB Rahoveci po përgatitet intensivisht para duelit që zhvillohet këtë fundjavë.

E themi në fundjavë pasi ka mbetur që FBK-ja të konfirmojë orarin e ndeshjes ndaj Lipjanit që zhvillohet në Suharekë.

Tashmë është paralajmëruar organizim masovik për të gjithë qytetarët dhe tifozët që duan të jenë prezent në festën e madhe në Suharekë, shkruan Rahoveci24.

Rahoveci24 qëndroi në sallën ku po mbahen stërvitjet e klubit të basketbollit tonë, ku djemt tanë me shumë seriozitet po i qasen duelit të fundit, i cili me gjasë do të jetë historik.

Trajneri Valentin Spaqi nuk është në disponim për befasi në ndeshjen e fundit, andaj ka kërkuar fokus dhe përkushtim nga lojtarët e KB Rahovecit, nga të cilët kërkoi shpirt maksimal në këtë sfidë për t’i bërë krenarë tifozët.

Shikoni fotot:
kb rahoveci 1

kb rahoveci 2

kb rahoveci 3

kb rahoveci 4

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.