Djemt e KB Rahovecit U16 shuplakë hajnave, pa palestër mposhtin Bashkimin

Të rinjt e KB Rahovecit, kategoria U16, kanë bërë mrekullinë duke mposhtur në sallën e edukatës fizike të shkollës së mesme ekipin me traditë të madhe, KB Bashkimin me rezultat 76-66.

Edhe pse Bashkimi ka traditë 30 vjeçare më këtë sport me gjithë përkrahjen e madhe institucionale dhe infrastrukturore, ata nuk i bënë ballë djemve të KB Rahovecit që arritën një fitore spektakolare.

Më të mirët ishin Bardh Rexha me 28 pikë dhe 8 kërcime, pasuar nga Altin Selmancena me doueble double 12 pikë, 11 asistime, Allmedin Spahiu double double 10 pikë, 10 asistime, Indrit Krasniqi me 13 pikë, Edmir Raba me 9 pikë, kurse me kontribut të madh në mbrojtje u shqua talenti Visar Ejupi me super performancë nën kosh duke qenë fundamental me kapjen e topave (reboundet).

Me këtë fitore djemt e KB Rahovecit U16 i japin edhe një tjetër shuplakë hajnave dhe matrapazëve të politikës që ka 1 vit që i gënjejnë ata dhe gjithë qytetin e Rahovecit për palestrën e cila si duket nuk do të përfundohet dhe do të mbetet një premtim zgjedhor, të cilin sivjet nuk do ta kapërdijnë qytetarët dhe do t’i dënojnë këta matrapzë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.