Djellza Jaha – nikoqire e festivalit Hardh Fest 2017

Të dashur miq,

Hardh Fest promovon vlerat e Diasporës së Rahovecit dhe për këtë arsye, nikoqire e festivalit Hardh Fest 2017 është maratonistja, Djellza Jaha.

Djellza jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Oklahoma.
Si qëllim kryesor në jetë ka të ndihmojë dhe të shpëtojë të tjerët.

Për këtë arsye, Djellza vendosi të studionte infermieri në Oklahoma Platt College. Me të përfunduar studimet, që nga viti 2006, ajo filloi të punonte në First Med Urgent Care Clinic, në Oklahoma City, ku edhe nisi karrierën e saj si infermiere.

Përveç punës së saj si infermiere, që për të është primare, gjatë gjithë kohës ajo merrej edhe me aktivitete të tjera. Vrapimi, është njëra ndër aktivitetet sportive që Djellzën e përmbushin si person.

Që nga viti 2007, ajo është pjesëmarrëse në maratonën memoriale të Oklahoma City “Oklahoma City Memorial Marathon”, maratonë kjo e cila për mision ka të kremtojmë jetën, të nderojë kujtimet e atyre që u vranë si dhe të ngrisë fonde në ndihmë të kauzave shëndetësore. Ajo arriti të përfundonte 6 maratona 42.2 kilometërshe dhe 3 gjysmë-maratona 22.1 kilometërshe.

Ndërsa në garat e vrapimit, “Thanksgiving 5k”, të cilat organizohen në Ditën e Falënderimeve, në vitin 2011, Djellza doli e para, duke lenë pas mbi një mijë garues tjerë.

#HardhFest2017 #MbasVeresVjenVera

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.