Djali i dëshmorit të kombit, Mizahir Isma, ka qenë prezent në hapje të palestrës duke mbajtur një fjalim me rastin e hapjes solemne.
Palestra që përfundoi pas 12 vitesh pritje e mori emrin e Mizahir Ismës, dëshmorit të kombit që kontriboi shumë edhe në sport.
Djali i Mizahir Ismës uroi të gjithë të pranishmit duke dhënë mesazh të rëndësishëm.
Ai u shpreh se Rahoveci duhet të njihet më në fund si vend i sportit me palestrën e re dhe jo vetëm vend i agrikulturës.