Djali i Ish-Kandidatit të AAK-së për Kryetar të Rahovecit kapet me 100 Kg Drogë

Familjarë të ish-kandidatit të AAK-së për kryetar të Rahovecit, Islam Gashi, kanë rënë në pranga të Policisë në aksionin e fundit të antidrogës, ku u kapën mbi 300 kilogram[ drogë.

KALLXO.com mëson se në mesin e të arrestuarve është edhe djali i Islam Gashit, i cili është arrestuar në shtëpinë e tij në Krushë të Madhe, ku janë zbuluar të fshehura mbi 100 kg marihuanë.

NDËRLIDHUR

> Policia Konfiskon Drogë dhe Armë > Policia Zbulon Drogë në 4 Çanta të Zeza > Paraburgim Pesë të Dyshuarve për 80 Kilogramë Drogë > Në Merdare Ndalet Vetura me 12 Kilogramë Narkotik
Lajmin për KALLXO.com se njëri nga 9 personat e arrestuar është djali i ish-kandidatit e ka konfirmuar vetë Islam Gashi.

“Po, djali im është arrestuar nga Policia e Kosovës sepse është kapur me drogë. Nuk di më shumë detaje”, theksoi Gashi, i cili gjithashtu ka shtuar se më nuk është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

“Kam qenë dikur mirëpo nuk jam më pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, shtoi Gashi.

Islam Gashi ka qenë kandidat i AAK-së për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet lokale të vitit 2009.

Në këtë aksion, Policia e Kosovës kapi mbi 300 Kilogramë drogë në një operacionin të zhvilluar para dy dite në rajonin e Gjakovës dhe Ferizajt.

KALLXO.com raportoi edhe para dy dite për këtë aksion të Policisë. /KALLXO.COM/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.