DJ-i që shkoi të bëj muzikë në një shtëpi në Rahovec, vjedh një iPhone 7 – zbulohet nga pronari

Një rast i pazakontë i vjedhjes është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Gexhë në komunën e Rahovecit, ku në një aheng familjar është vjedhur një telefon, raporton Gazeta Sinjali. 

Ngjarja ka ndodhur të dielën, ndërsa dje është arritur që të identifikohet personi i dyshuar. Sinjali mëson se personi që dyshohet se ka vjedhur një telefon të tipit iPhone 7, është DJ të cilin e kishin marrë për t’i argëtuar mysafirët me muzikë. 

640x74

Njësitet policore kanë arrestuar 31-vjeçarin i cili është shoqëruar në stacion për intervistim. 

Para hetuesve policorë ai ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet. 

Me urdhër të prokurorit, 31-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje’. 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.