Dita e poezisë shënohet në Rahovec

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Rahovecit do të shënojë Ditën Botërore të Poezisë me një aktivitet kulturor, ku do të jenë të pranishëm poetë dhe krijues nga kjo komunë.

Aktiviteti do të mbahet më 21 mars 2016 në ora 17 në bibliotekën komunale “Sulejman Krasniqi”. Në këtë ngjarje janë të ftuar të marrin pjesë poetë, krijues dhe dashamirës të fjalës artistike.

640x74

Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar një numër i konsiderueshëm poetësh, krijues të rinj dhe shkrimtarë të njohur edhe në nivel vendor e ndërkombëtar.

DKRS fton të interesuarit që të marrin pjesë në këtë aktivitet, pavarësisht nëse kanë pranuar ftesë zyrtare ose nuk kanë ftesë.

21 Marsi është Dita Botërore e Poezisë, e shpallur nga UNESCO në vitin 1999. Qëllimi i Ditës Botërore të Poezisë është përkrahja e leximit të poezisë, nxitja e krijimtarisë poetike, botimi i saj, si dhe krijimi i një atmosfere mikpritëse për praninë poetike kudo në botë. UNESCO e ka ndërmarrë këtë hap për t’i dhënë gjallëri, vlerësim dhe shtysë lëvizjeve poetike kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare./Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.