Dita e madhe e hendbollit po afrohet – më afër se kurrë titullit të parë historik

E shtunë, 25 Maj – është dita kur do të mund të bëhet hapi më i madh deri tani drejt titullit të kampionit në hendboll – që do të shënonte trofeun e parë të madh në çdo sport të mundshëm për qytetin tonë.

KH Rahoveci pret KH Besën nga ora 19:00, për të shënuar fitoren e parë të finales së playoffit. Është momenti kur i gjithë Rahoveci duhet të bashkohet për të arritur drejt një suksesi historik.

Rahoveci është favorit absolut në këtë duel pavarësisht humbjes në Kupë, pasi ka lojtarët më të mirë dhe trajneri ka punuar në këtë drejtim.

640x74

Kësaj i shtohet fakti se KH Besa është e stër-lodhur nga seria me Kastriotin e cila shkoi në tri ndeshje dhe u luftua shumë.

Më i miri te KH Rahoveci pritet të jetë Egzon Gjuka i cili ishte i hendikepuar shumë nga lëndimet dhe nuk ishte në 100% në ndeshjet e Kupës së Kosovës megjithatë, ai është i përqëndruar për të bërë maksimumin dhe për t’u ri-shpallur lojtari më i mirë në Kosovë.

Gjithçka do të dihet të shtunën nga ora 19:00 dhe i gjithë Rahoveci duhet t’i përkrahë djemt e qytetit drejt trofeut të madh historik.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.