Disponim i madh qytetar për Qazim Qeskën, Smajli ende i pathyeshëm në zonat rurale

Sondazhi i fundit nga Rahoveci24 që ka matur opinionet e qytetarëve para zgjedhjeve të ardhshme ka nxjerrë gjetje të rëndësishme.

Neglizhimi i plotë i qytetit, infrastruktura e dobët rrugore, skandali me KB Rahovecin dhe asnjë perspektivë për të rinjt, punësimi i militantëve dhe tenderomania kanë bërë që të ketë disponim të madh qytetar për ndryshim në udhëheqje ku në qytet tashmë ka disponim të madh për ta larguar Smajl Latifin nga pushteti.

Kandidati më i preferuar në qytet mbetet Qazim Qeska, i cili një herë ishte kryetar dhe pati fitore bindëse.

Ndarje e thellë e opinionit ekziston mes qytetit dhe zonave rurale ku mbetet i pathyeshëm Smajl Latifi sigurisht edhe për shkak të përqëndrimit të investimeve kapitale në këto zona.

Sigurisht se vota në Rahovec ka qenë gjithmonë lokaliste dhe asnjëherë në baza partiake, andaj nuk është befasi kjo ndarje e thellë e opinionit për kryetarin aktual.

Mbetet të shihet çka do të ndodh teksa jemi në pritje të konfirmimit të kandidatëve edhe nga VV dhe LDK, por duket se Smajl Latifi është në “mision të pamundur” për një tjetër fitore të cilën ja siguroi qyteti, pasi kishte epërsi prej vetëm 200 votash ndaj Idriz Vehapit në balotezhin e fundit.

Nëse sot do të mbaheshin zgjedhjet për kryetar – për kë do të votonit? 🔹QAZIM QESKA 🔸SMAJL LATIFI ⚠️ Votat maten me numrin e komenteve në postim

Posted by Rahoveci24.com on Sunday, September 27, 2020

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.