Arritja që të gjithë e ëndërruan, por s’besuan që do jetë realitet do të ndodhë prej nesër.
Gjenerata të tëra për dekada të tëra luftuan dhe punuan për sportin e Rahovecit.
Dhe, një prej sportistëve më të suksesshëm dikur në ish Jugosllavi ishte Haxhi Sharku, duke kontribuar si në hendboll, basketboll e sporte tjera, më pas duke edukuar edhe gjenerata të tëra.
Dikur e cilësuar si e pamundur lufta për titull të kampionit dhe një pjesëmarrje në playoff, të enjtën kjo bëhet realitet me ndeshjen e parë ndaj Bashkimit.
Dhe, amaneti i sportistëve si i Haxhi Sharkut do të shkojë në vend, pikërisht nga djali i tij, Besniku, i cili do të mbrojë fanellën e shtrenjtë të qytetit të Rahovecit, lëkurën tonë të dytë.
Në jetë nuk ka asgjë të pamundur, dhe ky është një rast tjetër se e sotmja është punë që fëmijët tanë në të ardhmen të na tejkalojnë me suksese duke kontribuar për vendin. /Rahoveci24/