Dha gjithçka për Kosovën, lëndohet Meriton Korenica

Superylli rahovecian, Meriton Korenica është bashkuar me ekipin e Manisas pas paraqitjeve me Kosovën, por me të arritur stafi mjekësor i Manisas ka vërejtur se ai është i lënduar.

Sipas një njoftimi të stafit teknik të Manisa FK, Meritoni ka pësuar një lëndim në ije.

Ende nuk dihet se kur do të kthehet Super Toni, pasi klubi nuk ka caktuar kohën e rikthimit të tij, megjithatë ajo që dihet është se ai ka përkrahjen maksimale të klubit turk.

Korenica luajti në tri ndeshje për Kosovën, në fitoren ndaj Izraelit, barazimit ndaj Zvicrës dhe humbjen ndaj Bjellorusisë.

Ai pati paraqitje mjaft të mira.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.