Devin Johnson pranë Vëllaznimit

Devin Johnson ishte largua muaj më parë nga KB Rahoveci pas kërkesës së ish-trajnerit, Muhamed Thaçi, vendim që ndërlidhet me disiplinën e lojtarit.

Tash si duket Devin Johnson do të largohet në drejtim të Gjakovës.

Vëllaznimi nuk ka lënë lojtar pa kontaktuar te Rahoveci dhe tashmë ka firmën e Devin Johnson, për të cilin s’ka nevojë të paguajë fare shumën famëkeqe prej 5 mijë eurosh regjistrimi, pasi lojtari së fundmi luajti në Kosovë.

Devin Johnson ishte lojtar mjaft i spikatur te Rahoveci me 15 pikë për ndeshje, si gjuajtës specialist për tri pikë, por duket se afërsia e tij me Jahii Carson dhe ambicia e gjakovarëve për të fundosur Rahovecin ndikuan shumë në këtë lëvizje.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.