Detaje të pa dëgjuara për Qendrën e Vjetër, flet Fehmi Hoxha (Foto)

Drejtori i drejtorisë për Urbanizëm, Fehmi Hoxha, ka zbuluar detaje të pa dëgjuara më herët për restaurimin e qendrës së Rahovecit dhe kthimin e namit të qendrës së vjetër.

Në vjeshtë filloi restaurimi i Qendrës së vjetër të Qytetit dhe ato do të fillojnë së shpejti me përmirësimin e kushteve atmosferike.

Drejtori për Urbanizëm, Fehmi Hoxha, thotë se rruga do të jetë me standarde botërore dhe se kështu do të jetë e gjithë Qendra e Vjetër, brenda pak vitesh.

“Faza e parë e ndërtimeve është nga shkallët në qendër deri te Sahat Kulla, një pjesë shumë e rëndësishme e Rahovecit, e cila është menduar që të ri aktivizohet dhe të gjallërohet pasi që është lënë anash që nga pas lufta”.

“Rruga ka kanalizim të ri, rrjet të ri të ujësjellësit dhe të energjisë elektrike, të gjitha në 8 gypa nën tokë. Të gjitha janë me standardet më të larta evropiane”.

“Rruga do të shtrohet me gurë 10×10 centimetra, këta gurë janë eruptiv, janë të qëndrueshëm ndaj shumë faktorëve të jashtshëm dhe thithjen e ujit e kanë në minimum – që garanton qëndrueshmërinë e tij”, shprehet Fehmi Hoxha për Rahoveci24.

Ai shton se e gjithë kjo po bëhet për revitalizimin e zonës dhe kthimin e Qendrës së Vjetër e identitetit të saj.

Kjo është faza e parë e ndërtimit të Qendrës së Vjetër, kurse mbarë projekti sipas Hoxhës do të marrë vite për t’u realizuar, për shkak se nevojiten fonde të mëdha, por është sipas tij është e rëndësishme që është hapur rruga dhe kështu në mënyrë graduale të kompletohet Qendra e Vjetër ku do të nxitet zhvillimi ekonomik i kësaj zone dhe ku turistët do të kemi ku t’i presim kur të vizitojnë Rahovecin, qytetin e traditës, kulturës së rrushit dhe verës. /Rahoveci24/
qendra 1

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.