Derbi vendos për gjysmëfinalen, Rahoveci të dielën ndaj Yllit

KB Rahoveci do të zhvillojë ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt të dielën me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Mizahir Isma” ku përballë do ta ketë rivalin e përbetuar, KB Yllin nga Suhareka.

Ndonëse në një gjendje normale do të duhej të ishte vetëm ndeshje revyale dhe ndoshta playoffi të jetë përcaktues mes dy skuadrave, duket se edhe ndeshja e fundit e sezonit është përcaktuese për fatin e dy skuadrave.

Kjo pasi që fituesi i këtij dueli do të bëjë hap të madh drejt titullit të kampionit duke shkuar direkt në gjysmëfinale dhe duke shmangur duele të papërshtatshme me ekipe si Trepça ose Prishtina.

Rahoveci ka mposhtur Yllin në krejt duelet direkte deri tani, por vetëm fitorja ja mundëson klubit tonë gjysmëfinalen pas humbjes së turpshme ndaj Trepçës.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.