Rahoveci përballet me Yllin të mërkurën nga ora 17:00 në ndeshjen që ka peshën e dy garave – Ligën Unike dhe Superligën e Kosovës.
Rahoveci në këtë ndeshje hyn me frymë të re dhe ekip më ndryshe, pas largimit të amerikanëve, ku tash në ekip mbeti vetëm TJ, kurse nga të huajt është edhe Ivan Koljevic që do të debutojë.
Pikërisht Koljevic dhe T.J. Dunans do të startojnë në ndeshjen ndaj Yllit të mërkurën, teksa në parket kthehet Fis Rugova i cili ishte me përfaqësuesen i angazhuar.
Ylli është favorit i madh për këtë takim, por Rahoveci shpreson se ekipi është i motivuar dhe mund të triumfojë në këtë takim çka do të ishte një hap i madh drejt sigurimit të Playoffit të ligës.