Derbi më i madh lokal në botë, Inter vs Milan, do të zhvillohet këtë të shtunë nga ora 18:00 në të ashtuquajturën La Scala Italiane e futbollit.
Derbi më i madh në botë vjen në ekranet televizive të abonentëve të Artvision me komentim në gjuhën shqipe.
Mjafton që të zgjedhni kanalin Oversport 1 dhe do të keni mundësi të përjetoni magjinë direkt nga qyteti historik i Milanos ku do të zhvillohet ky derbi i madh.
Mes Interit dhe Milanit gjithmonë vihet përballë historia e lavdishme e dy klubeve, por edhe më tepër, tifzoët e shumtë të këtyre dy klubeve e dinë rëndësinë e takimit për luftën për titull.
Me një fitore, Interi do të bënte hap gjigant për të siguruar triumfin historik të 20-të si kampion i Italisë.
Ndërkaq Milani duhet gjithsesi të triumfojë nëse dëshiron të pretendojë seriozisht në luftën për titull të kampionit.

Ndeshja e 230-të mes këtyre dy skuadrave e gjenë Interin në formë të madhe me asnjë humbje në shtëpi në Serie A dhe me një gol së paku të shënuar këtë sezon në Serie A, edhe pse avantazhi si vendas “nuk vlen” ndaj Milanit që po ashtu zhvillon ndeshjet në stadiumin e njëjtë.
Ibrahimovic mungon në këtë ndeshje për shkak të lëndimit, ndërkaq lojtari që do të ketë vemdnjen e madhe nga kundërshtarët e Milanit është Rafael Leao.
Në formë të lartë te Interi janë Alexis Sanchez dhe Lautaro Martinez, të dy këta që shënuan gola të rëndësishëm për kombëtaret e tyre gjatë pushimit të fundit të klubeve.
Ndeshja do të jetë e zjarrtë nga ora 18:00 të shtunën.
Ndeshjet tjera që mund t’i shikoni në kanalet e Oversport në Artvision (mundësuar nga Telkos):
