Derbi i madh i basketbollit mes KB Rahovecit dhe KB Yllit zhvillohet të shtunën.
Ende nuk është caktuar ora e këtij dueli, por do të zhvillohet këtë të shtunë.
Kjo është ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave, pas humbjes që Rahoveci e pësoi në Suharekë.
I gjithë qyteti dhe tifozët duhet të mobilizohet për këtë duel pasi klubi po kthehet kah e mbara me trajnerin e ri.
Trajneri i ri Serhat Sehit arriti ditën e mërkurë në Rahovec zhvilloi një stërvitje dhe pati takim miqësor me ekipin për t’i mobilizuar.
Ndeshja e parë e trajnerit do të jetë pikërisht ky derbi dhe mbetet të shihet si do të reflektojë ekipi në këtë takim.
Tempulli mitik “Mizahir Isma” duhet të jetë i stërmbushur për këtë duel. /Rahoveci24/