Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka tërhequr shortin për fillimin e kampionatit në basketbollin kosovar.
Rahoveci qysh në javën e parë do të presë derbin e madh ndaj kampionit aktual, KB Yllit.
Rivaliteti i përbetuar mes dy klubeve dhe tifozerive do të vihet në parket më 10 apo 11 shtator, kur do që do të caktohet kjo ndeshje.
Ylli aktualisht e ka trajnerin Beciragic të angazhuar me Bosnjën në ndeshjet e kombëtares dhe gjatë Eurobasketit, ku minimalisht do të jetë me kombëtaren deri më 7 shtator, e klubin suharekas do ta drejtojë Petrit Zeqiri.
Në anën tjetër Rahoveci ende s’ka kompletuar rosterin e këtij edicioni, por priten prurje të reja të rëndësishme.
Në javën e dytë Rahoveci udhëton në Gjakovë ndaj Vëllaznimit të stër-përforcuar, që do të jetë një përplasje e cila do të masë fuqinë e dy ekipeve në fillim të sezonit.
Se ky kalendar është pozitiv e tregon fakti se në javën e tretë presim favoritin absolut Trepça në shtëpi, kurse me Prishtinën takohemi në javën e gjashtë.
Në javën e shtatë do të jetë përballja ku do të triumfojmë sigurt ndaj KB Pejës duke marrë parasysh kualitetin e këtyre të fundit të cilët paraqiten pa Lekndreajn dhe Dardan Berishën.
Komplet kalendari:
Xhiro 1:
Prishtina vs Peja
Trepça vs Prizreni
Rahoveci vs Ylli
Bashkimi vs Vëllaznimi
Xhiro 2:
Prizreni vs Peja
Ylli vs Prishtina
Trepça vs Bashkimi
Vëllaznimi vs Rahoveci
Xhiro 3:
Bashkimi vs Prizreni
Rahoveci vs Trepça
Prishtina vs Vëllaznimi
Peja vs Ylli
Xhiro 4:
Prizreni vs Ylli
Vëllaznimi vs Peja
Trepça vs Prishtina
Bashkimi vs Rahoveci
Xhiro 5:
Rahoveci vs Prizreni
Prishtina vs Bashkimi
Peja vs Trepça
Ylli vs Vëllaznimi
Xhiro 6:
Prizreni vs Vëllaznimi
Trepça vs Ylli
Bashkimi vs Peja
Rahoveci vs Prishtina
Xhiro 7:
Prishtina vs Prizreni
Peja vs Rahoveci
Ylli vs Bashkimi
Vëllaznimi vs Trepça