KH Rahoveci pas fitores së madhe në Mitrovicë jo vetëm që ka forcuar pozitën e katërt, por po kërkon edhe ngjitje të mëtutjeshme ndaj KH Prishtinës që gjendet ne pozitën e dytë në tabelë.
Skuadra ndër më të fortat në Kosovë, KH Prishtina, arrin të dielën në Rahovec për të zhvilluar një superduel ndaj KH Rahovecit në formë të lartë.
Rahoveci mposhti Trepçën midis Mitrovicës dhe formën e lartë dëshiron ta vazhdojë edhe kundër KH Prishtinës që është në pozitën e dytë.
Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 16:00 dhe Rahoveci ka nevojë për përkrahjen e të gjithë tifozëve dhe qytetarëve të Rahovecit.
/Rahoveci24/