Deputeti Visar Korenica kërkon lirimin e masave anti-COVID

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëivzja Vëtëvendosje, Visar Korenica, është shprehur kundër masave të vëna nga Qeveria që drejtohet nga subjekti i tij.

Teksa lëvdoi menaxhimin e pandemisë deri tash, ku lëvdoi Arben Vitinë për sigurimin e vakcinave, ai kritikoi masat e fundit të vëna duke thënë se janë ekscesive – apo të tepruara.

Ai ka kërkuar zgjatjen e orarit të Gastronomisë dhe heqjen e orës policore, hapjen e palestrave sportive.

Për këtë ai ka propozuar rritjen e kontrolleve me mbajtje të maskës dhe certifikatës së vakcinës me dy doza, kurse kërkoi heqjen e kërkesës për tri vakcina në kufi për qytetarët e huaj që hynë në Kosovë.

Shikoni fjalimin e plotë të deputetit Visar Korenica:

Klikoni KËTU

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.