Deputeti Eman Rrahmani ka shprehur përkrahjen e tij për Ilir Pallqën pas dorëheqjes së tij nga Lëvizja Vetëvendosje.
Asamblisti më i votuar në Rahovec tronditi opinionin kur njoftoi për dorëheqjen e tij.
I pyetur nga Paparaci nëse dorëheqja e Pallqës ndërlidhet me hapjen e ndonjë partie tjetër, Eman Rrahmani hodhi poshtë këtë, por shprehur përkrahjen e tij për Ilir Pallqën.
“Dorëheqja e z. Pallqa nuk ndërlidhet me çfarëdo angazhimi politik, por unë mbështes këdo që shprehet në mbrojtje të familjes”, u shpreh Rrahmani.
Kjo është përkrahja më e fuqishme politike që i ka ardhur Ilir Pallqës nga niveli qëndror.
Kujtojmë se Eman Rrahmani është një nga deputetët që refuzoi t’i nënshtrohej presionit të Albin Kurtit për të votuar Kodin Civil që lejon martesat e të njëjtës gjini.
/Rahoveci24/


