Deputetët Hoti dhe Korenica emërojnë asistentët personal

76 deputetë të Kuvendit të Kosovës nga të gjitha partitë politike, kanë angazhuar deri më tani  asistentë personal, pagat e të cilëve janë 600 euro.

Kjo i është mundësuar 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me rregulloren e re, e cila i mundëson që secili deputetët të ketë nga një asistentë, konkretisht zyrtar ekzekutiv me pagë mbi 600 euro.

Deputeti nga Rahoveci, Visar Korenica ka angazhuar si asistent personal Munib Durgutin, kurse Avdullah Hoti ka angazhuar Anduena Shtavicën në po të njëjtin rol.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.