Incidente të mëdha janë shënuar në përfundim të takimit final mes Pejës dhe Yllit në Rahovec.
Fyerjet e rënda ndaj Rahovecit që organizoi garën në formë madhështore nuk kaluan lehtë.
Pas ndeshjes në formë të mirë planifikuar janë sulmuar 30-40 vetura dhe autobusë edhe të Xhebrailave edhe të Shqiponjave.
Ende asnjë grup apo nëngrup i tifozëve të Rahovecit nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.
Kujtojmë se ndeshja pati tensione pasi dy tabore ofenduan Rahovecin dhe kanë sharë në kor në formën më brutale, gjest ky që nuk kaloi mirë për huliganët mysafir në qytetin tonë.