Demantohet Duraku, asambleisti Dina: Peci ishte 4 herë në Rahovec, u injorua nga Duraku dhe Latifi

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Rahovecit, Berat Duraku, ka ka hedhur akuza në drejtim të ministrit Faton Peci, i cili tha se e vetmja komuna që ka injoruar ministrinë ishte ajo e Rahovecit e udhëhequr nga AAK-ja.

Është Habib Dina ai që në një reagim në rrejtin social Facebook ka demantuar drejtorin Duraku, duke publikuar vizitat e ministrit Faton Peci në Rahovec.

Sipas Dinës, Faton Peci edhe vjeljen e bëri i vetmuar, pa kryetarin Smajl Latifi, nga se është injoruar dhe komuna nuk është koorinduar me ministrinë.

Postimi i Habib Dinës teksti më pas fotografitë nga vizitat e Pecit:

Si duket fushata e paska izoluar drejtorin e drejtoris së Bujqësis z.Berat Duraku, duke i lënë anash fermeret e komunës së Rahovecit, ose paska qenë në pushime deri sa Ministri ishte në 4 vizita nê komunën e Rahovecit. Fermerët e komunës së Rahovecit padyshim se nuk do t’jua falin për paftësin tuaj dhe njëashtu do të mbaheni mend si Kryetari z.Latifi dhe ju si Drejtor, të cilët për herë te parë festën e vjeljes se rrushit e neglizhuat, ku edhe prerja e kalaveshit të rrushit e cila simbolizon fillimin e mbledhjes se bereqeteve nga fermerët këtë vitë prehet sa per sy e faqe dhe nuk kishte atmosfer feste dhe jeni qeverisja e parë lokale e cila nuk kordinohet me Ministrin e Bujqësis, ashtu siç ishte praktik e deritanishme me qëllim që festa e vjeljes së rrushit të krijoj jehonë edhe në arenën ndërkombëtare.Edhe këtë festë që e kemi, jeni duke u munduar ta shkatëroni ashtu siç e shkatëruat zyren për Agroturizëm. Nje këshillë për juve, nëse nuk jeni ne gjendje ta përfundoni fazën e aplikimit atëher paguani nje kompani private ashtu siç keni paguar për projekte tjera.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.