Drejtori sportiv i KH Rahovecit, Afrim Deliu, ka kërkuar mbështetjen e gjithë publikut të Rahovecit dhe tifozëve për ndeshjen që zhvillohet të dielën nga ora 18:00 ndaj KH Prishtinës.
Rahoveci pas fitores ndaj Trepçës gjendet në pozitën e katërt, pozitë që dërgon në garat evropiane – kurse në pozitën e dytë është KH Prishtina, e cila njihet për kualitetin e saj të hatashëm që zotëron.
“Na pret nje ndeshje e veshtire, marr parasysh kualitetin e Prishtines si dhe perforcime qe ka bere ne afatin e janarit atehere pa diskutim qe do te jete nje ndeshje e veshtire por une besoj te lojtaret tane dhe me nje trajner si Cula ne stol besoj ne nje rezultat pozitiv. Pres gjithashtu edhe nga vreshtaret dhe i gjithe qyteti te na perkrahin ne kete ndeshje e cila eshte shume e rendesishme për vazhdimin e kampionatit”
“Ku e presim fundin e sezones? Na pret nje rruge e gjate dhe e veshtire deri ne fund te sezonit, ka edhe shume loje te veshtira deri ne fund, sigurisht qe do te bejme perpjekje maksimale qe ne fund te sezones te mbetemi ne Top 4, pozitat ku na dergojne ne garat europiane”, u shpreh Deliu për Rahoveci24.
Kujtojmë se Afrim Deliu për punën e tij të shkëlqyer në krye të KH Rahovecit ishte shpallur punëtori sportiv i vitit 2021 nga Komuna e Rahovecit. /Rahoveci24/