Delegacioni austriak vizitoi Rahovecin

Dje pasdite, kryetari Latifi priti për vizitë ambasadorin e Austrisë në Republikën e Kosovës, z. Christoph Weidinger, z. Karl Wilfing, Kryetar i Kuvendit të Austrisë së Ulët, z.Karl Moser, Nënkryetar i Kuvendit të Austrisë së Ulët, me bashkëpunëtorët e tyre që ishin pjesë e këtij delegacioni.

Ambasadorit Weidinger dhe bashkëpunëtorëve të tij, i uroi mirëseardhje si dhe i falënderoi për mbështetjen që Austria i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës. Gjithashtu, i njoftoi për aktivitetet dhe planet e komunës së Rahovecit dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Gjatë takimit bashkëbiseduan edhe për vlerat kulturore e turistike që ofron komuna jonë dhe për potencialet tona zhvillimore. Me theks të veçantë, bashkëbiseduan për mundësitë e vendosjes së urave të bashkëpunimit në të gjitha fushat, për të promovuar dhe shkëmbyer prodhimet tona bujqësore, në veçanti prodhimet e rrushit, verës, pemëve e perimeve. Më pas, vizituam edhe Verarinë “Bodrumi i Vjetër” me pronar z. Ruzhdi Haxhijaha, një shembull i mirë për ndërmarrësi dhe zhvillim biznesi në Rahovec dhe Kosovë.

Në fund, falënderoi ambasadorin Weidinger dhe bashkëpunëtorët e tij dhe u pajtuan për gjetjen e mundësive të reja të bashkëpunimit, për të fuqizuar tutje marrëdhëniet ndërmjet Rahovecit dhe Landit të Austrisë së Ulët (Landtag von Niederösterreich).

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.