Është thënë nga militantë e gjysmë-militantë analfabetikë të VV-së se Rahoveci i ka dy kandidatë në garën për deputet, por që kjo nuk është e vërteta, këtë e dinë tashmë edhe udhëheqësit e VV-së në Rahovec, të cilët nuk u përfshinë në listën për deputet nga Albin Kurti.
Nora Fetoshi dhe Bylbyl Sokoli u prezantuan veçmas nga Albin Kurti.
Natyrisht, sepse ata janë kandidatë të degëve të ndryshme.
Nora Fetoshi e cila është me origjinë nga Fortesa, por që jeton me familje në Prizren, është kandidate e degës së Prizrenit, kështu së paku konfirmonet nga kjo dega e VV-së në Facebook.
Ajo në asnjë postim nuk thirret si përfaqësuese e Rahovecit.
Ndërkohë, Bylbyl Sokoli ka 50 vjet që nuk jeton në Rahovec dhe vjen shumë rrallë, ndonjë ndeshje mund ta sjellë në Rahovec, përndryshe problem profa që të duket në qytetin tonë.
Ai është kandidat i degës së VV-së në kryeqytet dhe nuk ka të bëjë asgjë me degën e Rahovecit.
Albini dhe VV e Rahovecit pritet t’i prezantojë si kandidatë të Rahovecit, pasi vet nuk perfshine ne liste tri emra te cilet i zbulojme pas pak.
/Rahoveci24/



