Defekt me një gyp në Xërxë, mbeten pa ujë Rahoveci e Prizreni

KRU Gjakova përmes një postimi në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook” ka konfirmuar se është paraqitur një defekt në një gyp në Xërxë.

Kësisoj, zonat operative të Rahovecit e Prizrenit do të mbeten pa ujë, teksa kanë kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.

Më poshtë komunikata e plotë.

Njoftim.

Njoftojmë konsumatorët se është paraqitur një defekt në gypin furnizues fi 800, në fshatin Xërxë.

Për shkak të punimeve pa furnizim me ujë do mbetet e gjithë zona operative Rahovec dhe Prizren.

Ekipa e departamentit teknik të KRU “Gjakova” ka marrur të gjitha masat që punimet të kryhen sa më shpejtë që është e mundur!

Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve!

KRU “Gjakova” sh.a
8.Qershor.2020.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.