Debat i ashpër në Kanal 10, Smajl Latifit i kërkohet të numërojë 4 projekte madhore në qytet

Aktualisht po zhvillohet debat i ashpër në Kanal 10, debati i dytë deri tash për komunën e Rahovecit.

Me të filluar debati filluan edhe kritikat e kandidatëve tjerë si Visar Korenica e Burim Krasniqi.

Edhe Bejtullah Deliu nuk la pa kritikuar pasi i tha Smajl Latifit se Emergjenca është projekt i Idriz Vehapit.

Burim Krasniqi nga LDK i kërkoi Smajl Latifit 4 projekte madhore të rëndësishme në qytetin e Rahovecit dhe i premtoi Latifit se do të japë dorëheqje.

Nuk dihet ende nëse Smajl Latifi ja ka dalë t’i numërojë këto 4 projekte dhe  nëse do të japë dorëheqje nga kandidatura Burim Krasniqi.

/Rahoveci23/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.