Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se autostrada e Dukagjinit do të bëhet me çdo kusht.
Haradinaj këto komente i bëri në Kuvendin e Kosovës ku Vetëvendosja u shpreh në përkrahje të këshillit të banorëve të Rahovecit.
Sipas tij qoftë nga kjo apo ndonjë qeveri tjetër, autostrada do të bëhet pasi Dukagjini u la anash me investime.
“Koha nga Istogu në Prishtinë është e njëjta si nga Istogu në Prizren”, e argumentoi mendimin e tij Haradinaj.
Peticioni ndërkohë po vazhdon të nënshkruhet nga qytetarë të pakënaqur me varianin e prezantuar nga Ministria e Infrastrukturës që drejtohet prej Pal Lekajt. /Telegrafi/